Pasi e vrau ndërroi rrobat, zbardhet ngjarja e rëndë në Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka arritur të zbardhë vrasjen e 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij gjatë orëve të pasdites në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë.
Pas 6 orësh kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes. Sipas uniformave blu në pranga ka rënë 33-vjeçari Mihal Thimjo, banues në Dervician.
I riu ka goditur me sende të forta Saraçin pas një konflikti për motive të dobëta. Plagët kanë qenë shumë të rënda për 57-vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Policia thotë se gjatë kontrolleve gjeti rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit. /tvklan.al