Mbyti gruan para një viti, arrestohet bashkëshorti në Patos
Më tepër se një vit pas vrasjes së një gruaje të moshuar në Patos, policia zbardhi krimin dhe arrestoi bashkëshortin. Namik Velaj 75 vjeç, u arrestua me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të bashkëshortes së tij Vrekë Velaj 74 vjeçe.
Si të përfshirë në këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht edhe mjekun e Qendrës Shëndetësore të Patosit, I.T. Ndaj tij gjykata ka vendosur masën e sigurisë të pezullimit të ushtrimit të profesionit.
Ngjarja ka ndodhur në Janar të vitit të kaluar, kur pas një sherri për motive të panjohura burri i moshuar mbyti bashkëshorten duke i futur duart në fyt. Menjëherë më pas gruaja u dërgua në qendrën shëndetësore të Patosit, por pa mundur të mbijetojë.
Pas marrëveshjes së familjarëve me mjekun, ky i fundit dha si shkak vdekjen e gruas si natyrale. Pas gjashtë muajsh, vëllezërit e Vrekë Velajt denoncuan në polici e cila nisi hetimet duke zbardhur autorësinë e krimit dhe duke arrestuar bashkëshortin.
Tv Klan