Zbarkimi i klandestinëve në birgjet e Otrantos (4 Gusht 1999)


Zbarkimi i klandestinëve në birgjet e Otrantos (4 Gusht 1999)

10:50 04/08/1999

Zbarkimi i incidentit të rëndë ndaj klandestinëve shqiptarë. Sot në brigjet e Otrantos një grup është detyruar prej drejtuesve të skafit të hidhet në det nga frika e diktimit prej rojeve bregdetare italiane dhe forcat e Guarda di Finanza. Grupi është zbuluar nga italianët rreth një kilometer larg bregut të cilët thërritnin për ndihmë.

Një grua 41 vjeçare nuk mundi të notonte deri në breg, si pasojë ajo gjeti vdekjen duke lënë jetim djalin 7 vjeçar që udhëtonte më të, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet duke marrë në pyetje të mbijetuarit. Kjo është viktima e shtatë shqiptare e ditëve të fundit që kanë gjetur vdekjen pranë brigjeve të Italisë juglindore. Fluksi i refugjatëve klandestinë drejt brigjeve italiane pavarësisht ka pasoja tragjike vazhdon të jetë i lartë pasi moti favorizon udhëtimin e gomoneve./tvklan.al






Të ngjashme