Zbarkon uragani më i fuqishëm në Oqeanin Atlantik
Stuhia më e fuqishme e Oqeanit Atlantik në histori ka bërë zbarkimin e saj të parë në ishujt e Karaibeve verilindore.
Uragani “Irma” kaloi mbi Barbuda rreth orës 1.47 të mëngjesit, tha Shërbimi Kombëtar i Motit amerikan.
Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen emergjente në Florida, Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të SHBA dhe autoritetet në Bahamas thanë se do të evakuonin banorët e gjashtë ishujve në pjesën jugore të zinxhirit të ishullit.
“Irma” pritet të kalojë rreth 50 milje nga Porto Riko më vonë. Erërat e vrullshme të uraganeve shtrihen deri në 50 kilometra nga qendra e stuhisë dhe forca tropikale e stuhisë arrin deri në 175 milje.
/tvklan.al