Zbrazet Kufiri Verior i Shqipërisë nga refugjatët kosovarë (21 Prill 1999)
Zbrazen kufinjtë veriorë shqiptarë. Ndërsa kufiri me Kosovën ka disa ditë që armët janë ndërprerë. Refugjatët kosovarë kanë filluar të evakuohen nga Kukësi drejt qyteteve të tjera. Që dje Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë i cili është dhe qendra e pritjes në kryeqytet, ka strehuar rreth dy mijë të ardhur. Flasin refugjatët për gjendjen e tyre.
Gazetarja: Kur keni ardhur?
Refugjate: Mbrëmë kemi ardhur prej Rezhaje, ka Hani i Hotit kemi ardhë në Shkodër, prej Shkodre kemi ardhë këtu.
Refugjate: Prej Kukësi kemi ardhë. Po nga Deçani.
Refugjate: Jemi largu prej shtëpie që prej tre javë dite. Një herë kemi nejt në Vrenë në Karriqan, në Bjeshkë….
Refugjati: Ky i sëmurë, se këtu kushtet, se kam ardhë i ka fillu frymëmarrja, krejt ka filluar me u keqësu gjendja e djalit.
Kthimi i ndjeshëm i të ardhurve këto ditë ka vështirësuar jetesën në Pallatin e Sportit, ndërkohë që për këtë fluks të ri në Tiranë duhet të ngrihen kampingje të tjera./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego