Zbulimi horror, gjenden pjesë trupi në një çantë
Policia: Mungon koka
Disa pjesë trupi njeriu u gjetën në një çantë në Dublin. Alarmi u ngrit mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që mësohet se ishin disa të rinj që e bënë zbulimin e frikshëm.
Çanta, brenda së cilës u gjetën gjymtyrë njerëzish, ishte vendosur në një kryqëzim në Moatview Gardens and Drive.
Sipas policisë, brenda saj ishin dy krahë dhe një këmbë. Pjesët e tjera të trupit nuk dihet se ku janë hedhur.
“Edhe vendndodhja e kokës është e panjohur”, shprehen mediat.
Policia ka thënë se hetimet janë në fillim, por një gjetje e tillë është shumë e dyshimtë. Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet e banorëve. Ata e kanë konsideruar gjetjen si të shpifur./tvklan.al