Zbulimi i bujshëm në botën e muzikës
13 kaseta të mbështjellura me këngë të artistit të muzikës reggae, Bob Marley u zbuluan në një kuti kartoni në bodrumin e një hoteli në Kensal Rise në Londër pas 40 vitesh. Bëhet fjalë për banesën ku Marley dhe bashkëpunëtorët e tij grupi The Wailers sipas “The Guardian” qëndruan gjatë turneut të tyre evropian në mesin e viteve 1970.
Kasetat janë regjistrimet origjinale të koncerteve të Bob Marley në Londër dhe Paris në vitet 1974 dhe 1978, duke përfshirë disa nga këngët e tij të famshme që lanë gjurmë si “No Woman No Cry”, “Jammin” dhe “I Shot Sherif”. Kasetat e njohura si të “mjeshtrit e humbur” ishin dëmtuar kryesisht nga lagështia.
Por pas më shumë se 12 muaj punë dhe përpjekje duke përdorur teknikat më të fundit audio të cilat kanë kushtuar 25,000 paund 10 prej 13 kasetave të gjetura janë restauruar, dy ishin bosh dhe një prej tyre është dëmtuar gjatë riparimit./tvklan.al