Zbulimi i të shkuarës së hidhur në Gjirokastër


Zbulimi i të shkuarës së hidhur në Gjirokastër

11:11 19/11/2018

Zbulohen gjurmë të një varri masiv në Gjirokastër. Shoqatat e ish-të përndjekurve politikë dyshojnë për ekzistencën e një varri masiv pranë Kalasë. Në këtë zonë janë pushkatuar, vrarë dhe varrosur të dënuar politikë të diktaturës komuniste.

Sipas ish-të përndjekurve, varri masiv mendohet të jetë nga më të mëdhenjtë në vend pasi janë groposur dhjetëra në mos qindra ish-të burgosur politikë, të cilët kanë vuajtur dënimet në ish-burgun famëkeq të Gjirokastrës në vitet 1944-1967, apo si quhej rëndom në atë periudhë, tek “7 Penxheret”.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ka bërë apel për vullnet politik me qëllim fillimin sa më parë të punës për gjetjen e eshtrave të ish-të përndjekurve politikë.

/abcnews.al






Të ngjashme