Zbulimi i tmerrrshëm brenda dollapit


Zbulimi i tmerrrshëm brenda dollapit

13:29 25/09/2018

Një grua në Japoni është arrestuar pasi dyshohet se ka fshehur trupin e foshnjes së saj të vdekur në një dollap me çelës për 5 vite.

“E dyshura braktisi trupin e një fëmijë brenda një dollapi të kyçur”

, tha një zëdhënëse policie.

Sipas mediave lokale, 49-vjeçarja e papunë rrëfeu se kishtë lënë trupin e fëmijës në një dollap pranë stacionit hekurudhor Uguisudani, 4 ose 5 vjet më parë.

“Isha në panik pasi kisha lindur një fëmijë të vdekur dhe e vura trupin në dollap pasi nuk mund ta mbaja”

, tha ajo për hetuesit.

Gruaja vendosi të dorëzohet në polici pasi ajo u nxorr jashtë nga shtëpia ku po qëndronte. Ajo kishte lënë çelësin prapa dollapit dhe kishte frikë se dikush mund ta zbulonte, kështu që vendosi të shkonte në polici./tvklan.al 






Të ngjashme