
Zbulohen 3000 bimë kanabis në gota plastike
Policia vijon aksionin për parandalimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Kështu, në një aksion të policisë së Lezhës, u bë i mundur zbulimi i 3000 bimëve kanabis sativa.
Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se droga u gjet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ungrej. Bimët ishin të kultivuara nëpër gota plastike, në një serë të improvizuar.
Lartësia e kanabisit shkonte nga 5 – 7 centimetra. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa efektivët e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al