Zbulohen 5 banorë të rinj në sistemin tonë diellor
Teleskopi Hubble zbulon 5 banorë të rinj në sistemin tonë diellor.
Janë asteroidë, të cilët janë dalluar nga teleskopi rastësisht teksa po vëzhgoheshin galaksi që ndodhen miliarda vjet dritë larg nesh. Këta asteroidë ndodhen në zonën mes Marsit dhe Jupiterit, rreth 250 mln km larg Tokës. Gjatë fotografimit, duken 22 asteroidë, por vetëm 5 prej tyre ishin për ne të panjohur.
Ndërkohë që edhe një tjetër planet është zbuluar nga teleskopët e gjeneratës së re në Kili. Bëhet fjalë për një planet gjigand që planetologët e quajnë mostër kozmik.
Epiteti vjen pasi planeti i madh orbiton rreth yllit të tij shumë herë më të vogël në më pak se tre ditë. Për shkencëtarët ky është një mister, pasi është pothuajse e pamundur që një yll i vogël të arrijë të tërheqë aq shumë material sa të krijojë një planet më përmasa të tilla dhe që qëndron në një distancë shumë të vogël me të.
KLAN PLUS