Zbulohen 7 pako kokainë me vlerë 200,000 $ në avion
Sherifi i provincës së Tulsas tha në një deklaratë se janë kapur shtatë pako kokainë me një vlerësim prej 200,000 $ u zbuluan nën pjesën e përparme të një avioni të një linje ajrore amerikane që po fluturonte nga Kolumbia në Oklahoma.
Boeing 757 po udhëtonte nga Bogota për në aeroportin e Majemit, ku u ul për t’u riparuar. Mekanikët e Majemit ishin shumë të zënë për t’u marrë me avion dhe e drejtuan kështu për në aeroportin ndërkombëtar të Tulsas, ku një teknik avionësh vuri re se izolimi në marshin e përparmë dukej i ri.
Tekniku e zbuloi izolimin dhe gjeti pakot e drogës të cilat i raportoi menjëherë në departamentin e policisë.
Ato peshonin rreth 14 kg.
Mesa duket pakot ishin kyer me graso rrotash për të mos u nuhatur nga qentë e anti-drogës.
Për shkak të sofistikimit të operacionit, autoritetet besojnë se është një punë që lidhet me kartelat e drogës. Administrata e Majemit për drogën është duke hetuar për ngjarjen.
Një zëdhënës i “American Airlines” tha se ekipi i sigurisë së aeroportit është duke punuar me policinë për zbatimin e ligjit./tvklan.al