Zbulohen 8 parcela me kanabis
Vijon aksioni i policisë për asgjësimin e lëndëve narkotike.
Burime zyrtare bëjnë me dije se janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 3050 bimë kanabis në Tepelenë e Memaliaj.
Në Memaliaj, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Drobil”, në fshati Krahës 1 u konstatuan 5 parcela 2300 me bimë kanabis.
Droga u asgjësua në vend me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në Tepelenë, në vendin e quajtur “Korije”, të Kurveleshit u zbuluan 3 parcela të mbjella me 750 bimë kanabis.
Edhe në këtë rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al