Zbulohen dy pika ilegale bastesh


Zbulohen dy pika ilegale bastesh

16:30 03/01/2019

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy pronarë të lokaleve të basteve, pasi gjatë kontrollove u konstatua se nuk kishin mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit. Kështu prej datës 1 Janar 2019, ka hyrë në fuqi ligji që ndalon ushtrimin e aktivitetit të basteve sportive.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia e kryeqytetit  janë konstatuar dy subjekte në Tiranë në rrugën “Bardhok Biba” dhe “Muhamet Allushi”, që nuk e kanë zbatuar ligjin, por kanë vijuar aktivitetin.

Ndaj këtyre personave rëndon akuza për “Organizimin i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Tv Klan

 






Të ngjashme