Zbulohen fosilet e një dinozauri gjigand që ka jetuar 150 milion vjet më parë
Zbulohen fosilet e një dinozauri, në përmasa shumë më të mëdha se tiranozauri. Deri më sot shkenca këtë të fundit e ka konsideruar si më gjigandin ndër specien e dinozaurëve të cilët populluan tokën qindra miliona vjet më parë.
Së fundmi një grup paleontologësh kanë zbuluar në Uzbekistan fosile të pjesës së nofullës së kësaj kafshë gjigande. Pas studimeve dhe përllogaritjeve të shumta, ekspertët thonë se kishte dhëmbë të shumtë si sharrë, të ngjashëm me ato të peshkaqenëve, ishte rreth 8 m i gjatë dhe peshonte më shumë së një mijë kilogramë, duket se habitatin e tij e ka patur në Uzbekistanin e sotëm dhe kjo specie ka jetuar rreth 150 mln vjet më parë.
Sipas paleontologëve kjo specie ishte në majën e zinxhirit ushqimor të ekosistemit dhe kanë jetuar deri rreth 80 mln vjet më parë. Pas zhdukjes së tyre, ishte tiranauzauri T Rex që mori vendin e carcharodontosauri. Habitati i tyre ka qenë kryesisht Azia dhe Amerika e Veriut.
Klan News