Zbulohen mbi 100 planete si Toka


Zbulohen mbi 100 planete si Toka

22:48 10/05/2016

Teleskopi Kepler i Agjencisë Hapësinore Amerikane, Nasa, ka zbuluar më shumë se 100 planete me madhësi të ngjashme me Tokën, që rrotullohen rreth yjeve aliene.

Kepler ka detektuar gjithashtu 9 planete të vegjël, në të ashtuquajturat zona të banueshme, ku kushtet janë të përshtatshme për ujë të lëngshëm dhe potencialisht, edhe jetë.

Zbulimet janë pjesë e një katalogu prej 1,284 planeteve të reja të detektuara nga Kepler.

kepler

Nasa tha se ky është njoftimi më i madh sa i përket zbulimit të eksoplaneteve (planete jashtë sistemit tonë diellor).

Shkencëtarët e hapësirës të Agjencisë amerikane folën për gjetjet e tyre të fundit gjatë një telekonference të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Sipas tyre, të dhënat e mbledhura deri më tani, sugjerojnë se mund të ketë më shumë se 10 miliardë planete potencialisht të banueshme në Rrugën e Qumështit./tvklan.al





Të ngjashme