19:39 10/03/2014Brenda pak ditësh në fushën e Delvinës do të fillojnë testime te specializuara për nxjerrjen e sasive të mëdha të gazit natyror që përllogaritet të jenë në mbi 615 miliardë metërkub. Mediat greke shkruajne se shpimet do të kryehen nga një sondë e veçantë. Delvina Gas konsiderohet si fusha më e madhe gazmbajtëse në rajonin e Europës Juglindore.Matjet për konstatimin e rezervave të mëdha të gazit janë bërë me metoda gjeologjike nga kompania kanadeze Stream Oil Gas. Në njoftimin e saj thuhet se faza e parë e testimeve te specializuara do të nisë pas pak ditësh dhe do të përfundojë në muajin qershor. Sonda parashikohet të futet në një thellësi 5500 deri në 6 mijë metra, ndërsa do të depërtojë në vijë horizontale 1 500 deri në 2 mijë metra.Gazi natyror që do të nxirret në fushën e Delvinës do të përmbushë fillimisht nevojat e TEC-it të Vlorës, ndërsa më pas do të përdoret edhe për nevojat e industrisë.