Zbulohen vezët e përbindëshave
Janë gjetur në Kinë 215 vezë pterosaurësh. 16 prej tyre me embrione brenda, në faza të ndryshme të zhvillimit.
Zbulimi është i jashtëzakonshëm, pasi pritet të hedhë dritë mbi shumë mistere që kanë të bëjnë me banorët e hershëm të planetit, dinozaurët. Paleontologët thonë se zbulimi mund të hedhë dritë mbi shumë element të jetës në Tokë rreth 120 milion vjet më parë. Kërkimet në këtë zonë të Kinës që quhet ndryshe Deti i vdekjes, kanë zgjatur rreth 10 vjet. Kanë dalë deri tani në dritë 215 veze,të gjitha në të njëjtën fole. Mendohet se vezët janë vendosur aty nga nëna të ndryshme, çka na sugjeron se reptilet fluturues jetonin në komunitet. Pterosazurët ishin grabitqare dhe kishin një hapje krahësh prej 3.5 m, duke i konsideruar si padronët e parë të qiejve dhe ndoshta kushërinj të zogjve të sotëm. Burimi: Klan Plus