Zbulohet avioni i drogës në Divjakë


Zbulohet avioni i drogës në Divjakë

20:29 10/05/2014 avioniiiTashmë trafiku i drogës me avionë nuk është më një legjendë. Avioni i vogël i tipit Piper PA-32 i ngritur nga Rinasi pak pas mesditës u bllokua në rërën e plazhit të Divjakës 20 minuta më pas. Thyerja e rrotës duket se ka shuar shpresat e pilotit Italian Gorxhi Riformato për tu ngritur sërish. Ka edhe një tjetër variant sipas të cilit shkëmbimi i drogës nuk ka ndodhuur pasi edhe makina edhe avioni pësuan difekt.

Të njoftuar nga banorët  forca të shumta të policisë, të Durrësit, Kavajës dhe specialet e nisura nga Tirana rrethuan të gjithë zonën duke mos lënë askënd të afrohet në pyllin e pishave të Divjakës,sidomos mediat.

Më pas u mësua edhe zyrtarisht se në afërsi të avionit është ndaluar një makinë tip “Mitsubishi” e mbushur me të paktën 460 kg kanabis sativa. Drejtuesi i mjetit është 35 vjeçari Saimir Bajrami, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se avioni është gjetur bosh dhe se po punohet për të gjetur lidhje mes tij dhe drogës së sekuestruar në makinën tip Mitscubish.

Disa banorë thanë se avioni ishte i mbushur me thasë droge por duke ditur rëndësinë e çdo deklarate të thënë në TV nuk pranojnë të flasin para kamerave. Disa fëmijë të larguar nga vendngjarja thonë me pafajësinë e tyre se e kanë parë avionin të zhytur në rërë por policia nuk i ka lejuar të afrohen.

Të tjera burime në vendngjarje që konfirmuan se avioni ishte i mbushur me drogë thanë për TV Klan se makinat që u afruan erdhën për të shkarkuar drogën nga avioni dhe jo për ta mbushur atë. Nuk dihet saktësisht se ku u furnizua avioni me drogë. Edhe burime jozyrtare pranë Prokurorisë e pohojnë këtë variant të banorëve si një nga pistat e mundshme.

Nga burime zyrtare mësohet se avioni kishte një leje nga autoritetet shqiptare për tu ulur në rinas dhe me pas për të bërë një xhiro turistike në bregdetin shqiptar duke e pëerfunduar udhëtimin e tij në Itali. Të njëjtat burime pranë albkontrroll thanë se është përpiluar një raport i detajuar për ngjarjen i cili i është dërguar Ministrit të Brendshëm. Albkontrrol nuk ka dhënë detaje nëse është njoftuar policia pasi avioni humbi kontaktin me autoritetet pasi sipas drejtoreshës së këtij institucioni të kontaktuar nga Tv Klan  çështja është në hetim. Mbetet për tu zbardhur itinerari që ka ndjekur avioni në 1 orë e 25 minuta  fluturim nëse ka patur ndalesa të tjera përpara Divjakës.

Shërbimi Informativ Shqiptar me anë të një shkrese të pak kohëve më parë kishte vënë në djeni autoritetet shqiptare se kishte dyshime serioze se edhe nga Divjaka uleshin dhe ngriheshin avionë të mbushur me drogë. Këtë gjë e pohoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha ku u shpreh se banorët e zonës e kishin e informuar për trafikun.

TV KLAN





Të ngjashme