Zbulohet axhenda e Asamblesë së PS-së
Të dielën socialistet do të mbledhin Asamblenë Kombëtare për të analizuar 4 raportet e bëra nga grupet e punvs, detyrë që kryesocialsiti Rama ju la menjëherë pas zgjedhjeve.
Nga axhendën e mbledhjes të siguruar nga Tv Klan kuptohet se në këtë mbledhje nuk pritet që kryeministri Rama të bëjë publik kabinetin e ri qeveritar që pas fitores së 74 mandateve të 25 qershorit do të jetë i përbërë vetëm nga socialistë.
Kryeministri Rama e ka bërë të qartë që emrat e qeverisë së re, përzgjedhja e të cilëve është eskluzivitet i tij, do t’i publikojë javën e parë të shtatorit.
Në axhendën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të hartuar nga sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruci, parashikohet që në mbledhje të lexohen raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare, ai i dëgjesave publike, një përmbledhje e bërë pas dëgjesave publike ne 12 qarqet raporti për ristrukturimin e institucioneve si dhe ai për lehtësimin e procedurave burokratike në shërbimet që ofron administrata. Më pas mbledhja do të vijojë bilancin e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe miratimin i projektvendimit për zgjedhjet në parti.
Kryesocialisti Rama është parashikuar të flasë në fund të mbledhjes për të bërë bilancin politik të zgjedhjeve dhe me pas të shpalosë sfidat për mandatin e ri qeverisë./Tv Klan