Zbulohet diamanti 3 miliard vjeçar, në ankand për 50 milionë paund
Diamanti më i madh i zbuluar prej më shumë se një shekulli, do të shitet në ankand në Londër për 50 milionë paund.
Diamanti i quajtur “Lesedi la Rona”, ka ekzistuar 3 miliardë vjet më parë. Ai është 1.109 karat dhe ka përmasën e një topi tenisi. Ky diamant u zbulua nga Lucara Diamond Corp, në minierën e saj Karowe në Botsvana, në Nëntor të vitit të kaluar. Këtë perlë ajo e cilësoi si zbulimin më të madh të jetës së saj./tvklan.al