Zbulohet fabrika e birrës 5000 vjeçare


Zbulohet fabrika e birrës 5000 vjeçare

10:32 02/06/2016

Një zbulim arkeologjik në Kinë, mund të jetë prova e parë se birra ka ekzistuar në këtë vend rreth 5000 vjet më parë. Arkeologët nga Universiteti “Stanford”, kanë zbuluar një fabrikë të lashtë birre në provincën Shaanxi.

Ekipi i arkeologëve ka hapur dy gropa nëntokësore, ku kanë gjetur pajisje birre, duke përfshirë një hinkë, një sobë qeramike dhe disa enë, të nevojshme për prodhimin e birrës.

“Soba qeramike mund të jetë përdorur për të mbajtur përbërësit në temperaturë optimale, një teknikë e përdorur edhe sot për birrën. Gjithashtu mbetjet ngjyrë të verdhë tek enët, tregojnë praninë e elbit dhe disa përbërësve të tjerë, të cilat janë fermentuar së bashku për të krijuar pijen e preferuar nga të gjithë, birrën”, ka thënë autori i studimit Jiajing Rang, për CNN.

/tvklan.al






Të ngjashme