Zbulohet hapësira misterioze në piramidë


Zbulohet hapësira misterioze në piramidë

22:32 02/11/2017

Piramida e Keopsit surprizon sërish. Në brendësi të saj është dalluar një hapësirë misterioze e gjatë 30 metër. Studiuesit ndërkombëtare deklarojnë për “Nature” se ajo ndodhet mbi Galerinë e Madhe.

Teknika e përdorur për zbulimin e ri është ndër më të sofistikuarat dhe ka zgjatur 2 vjet. Quhet muografi, bazohet në fizikën e pjesëzave tokësore dhe bashkëveprimi i tyre me rrezet kozmike bën të mundur leximin nëpërmjet skanimit të piramidave pa i prekur dhe dëmtuar ato.

Dhe sipas këtyre studimeve është dalluar kjo hapësirë e cila është pothuajse e njëjtë në dimension me galerinë e madhe në zemër të piramidës me të madhe të Egjiptit antik. Mendohet se mund të ketë disa struktura në të dhe mbetet ende mister se çfarë mund të gjendet në brendësi të kësaj dhomë të re.

Klan Plus






Të ngjashme