Zbulohet laborator heroine në shtëpinë e shqiptarëve
Një laborator i përpunimit dhe paketimit të heroinës është zbuluar në shtëpinë e dy shqiptarëve në Cremona të Italisë.
Hetimi i policisë nisi pasi kishte vënë re disa lëvizje të dyshimta të shqiptarëve. Pas disa kohësh përgjime, hetuesit hynë për kontroll në banesën e tyre dhe aty zbuluan rafineri droge. Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë, ndërsa në shtëpi dhe në makinë ju gjetën 4.6 kg heroinë e pastër dhe 30 kg substancë për përzierje të heroinës. Policia thotë se gjeti edhe pajisje që shërbenin për paketimin e drogës dhe prerjen e saj. Identiteti i dy shqiptarëve nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrugët e trafikut të heroinës./tvklan.al