Zbulohet lidhja intime e Churchill
Winston Churchill e tradhtonte bashkëshorten. Mediat kanë zbuluar se ish-kryeministri britanik ka pasur një marrëdhënie sekrete jashtëmartesore me aristokraten londineze Doris Castlerosse. Romanca e tyre nisi në vitin 1933 në plazhet e jugut të Francës, ku ata kalonin bashkë pushimet verore dhe zgjati për katër vite.
Lidhja e tyre u zbulua rastësisht nga Uorren Dokter, profesor në Universitetit e Aberistuithit. Gjatë kërkimeve për jetën private të ish-kryeministrit britanik, Dokter zbuloi xhirimet e një interviste që Xhon Kolvill, ndihmësi i Churchillit kishte dhënë në vitin 1985. Kolvill thoshte se Churchilli nuk ishte seksist, por rreth të ’60-ave ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore.
Marrëdhënien e tyre sekrete e pohon edhe mbesa e Doris Castlerosse, modelja britanike Caroline Delevinje’. Në një intervistë për mediat britanike ajo thotë se e ëma i kishte treguar se Churchill e takonte shpesh hallën e saj dhe i dërgonte letra dashurie.
Pas ndarjes me Churchillin, Castlerosse jetoi në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 1942. Për shkak të problemeve shëndetësore, ish-kryeministri britanik i kishte kërkuar të kthehej bashkë me portretin e saj që ai ia kishte pikturuar, nga frika se mund të vdiste dhe mediat mund të zbulonin skandalin. Pikërisht, në atë vit ajo ndërroi jetë nga një overdozë ilaçesh gjumi. Ky rast do të jetë subjekt i një dokumentari që po xhirojnë televizionet britanike.
Tv Klan