Zbulohet magazina e kanabisit, bllokohet plot 300 kg
Plot 300 kg kanabis janë sekuestruar në Ishëm të Durrësit, aty ku pak ditë më parë u rrëzua një avion që kishte ardhur nga Italia për transport droge.
Sipas policisë së Durrësit në bazë të informacioneve është zbuluar një banesë, e cila ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimin e një sasie rreth 300 kg kanabis.
Policia thotë se është shpallur në kërkim 47-vjeçari B.A, banues në fshatin Kërtushaj. Ai dyshohet se është pronari i banesës ku u gjet droga. Ndërkohë policia ka nisur procedimin penal edhe ndaj 32-vjeçarit A.Ll.
Sipas policisë i riu është kapur me një mjet furgon, me targa AA 039 BK, me 13 punëtorë, të cilët punonin në pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike në banesën e 47-vjeçarit./tvklan.al