Zbulohet mikrobi që mund të ndalojë malarien
Shkencëtarët kanë zbuluar një mikrob që është në gjendje të mbrojë plotësisht mushkonjat që të mos infektohen nga malaria.
Një ekip në Kenia dhe Mbretërinë e Bashkuar tha se këto gjetje kanë një potencial të jashtëzakonshme për të kontrolluar sëmundjen.
Siç dihet, malaria shpërndahet nga pickimi i mushkonjave të infektuara, prandaj mbrojtja e tyre do të thotë mbrojtje edhe për popullsinë.
Bakteri është quajtur Microsporidia MB dhe u zbulua duke studiuar mushkonjat në bregun e liqenit Victoria në Kenia. Ky mikrob jeton në zorrët dhe gjenitalet e insektit.
Micorsporidia-t janë më së shumti parazitë dhe u gjetën në 5% të insekteve që u studiuan.
Sipas ekspertëve mikrobi forcon sistemin imunitar të mushkonjave. Një tjetër hipotezë është se mikrobi ka një efekt të jashtëzakonshëm në metabolizmin e mushkonjave duke e bërë trupin e tyre të papërshtatshëm për malarien.
Më shumë se 400 000 persona humbin jetën në vit nga malaria. Shumica e tyre janë fëmijë nën moshën 5 vjeç.
Për shumë vite me radhë ndaj malaries janë përdorur rrjetat e gjumit ose spërkatja e shtëpisë me pesticide, por kohët e fundit është vënë theksi tek mjetet e reja që duhen për të luftuar sëmundjen./tvklan.al