Zbulohet në Divjakë foleja e breshkës detare


Zbulohet në Divjakë foleja e breshkës detare

10:39 26/06/2018

Për herë të parë në Shqipëri zbulohet një fole breshke detare. Bëhet fjalë për kokëmadhen e njohur me emrin shkencor “Caretta Caretta”, foleja e të cilës është gjetur në Divjakë.

Kërkuesit shkencorë thonë se ky është rast i rrallë, por nuk tregojnë vendin ku ndodhen vezët. Ishte një mësues, ai që njoftoi për gjurmët e çuditshme në rërë. Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin një breshke detare, që kishte dalë për të lëshuar vezë.

Kjo nuk është evidenca e parë për folenizimin e kësaj gjallese në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.

Klan Plus






Të ngjashme