Zbulohet në minierë një krijesë e çuditshme
Minatorët në Siberi kanë zbuluar një krijesë të lashtë, tepër të çuditshme. Bëhet fjalë për një gjitar të paidentifikuar, të gjetur në minierat e diamantit në Udanchny, në verilindje të Rusisë.
Sipas “The Siberian Times”, ekspertët sugjerojnë se krijesa mund të jetë një kafshë e ngjashme me ariun, me nofulla shumë të forta dhe dhëmbë të mëdhenj kaninë. Të tjerë kanë hedhur hipotezën se mund të jetë një krijesë nga familja e nuselalës. Sipas shkencëtarëve, duke u bazuar në pamjet e saj, kjo krijesë mund të jetë pjesë e familjes së Mustelidae, gjitarë mishngrënës. Megjithatë këto janë të gjitha hipoteza dhe pritet që gjitari të çohet në laboratorë të specializuar për t’u studiuar./tvklan.al