Zbulohet një ‘kullë’ me kafka


Zbulohet një ‘kullë’ me kafka

20:50 14/12/2020

Arkeologët meksikanë kanë bërë me dije se janë gjendur eshtrat e 119 aztekëve, përfshirë gra dhe disa fëmijë në një pirg “kafkash” në zemër të qytetit. Besohet se këto kafka i përkisnin ushtarëve armiq të Perandorisë Azteke dhe besohet se kulla e krijuar me këto kafka kishte për qëllim të trembte rivalët.

Në 1521 pushtuesit spanjollë e hodhën poshtë këtë perandori. Por nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të ishin njerëz të sakrifikuar për rituale në nder të perëndive sipas ekspertëve. Kulla me diametër 4.7 metër mund të jetë ndërtuar në shekullin e 15. Ndodhet në zonën Templo Mayor, në Meksikë. Rreth 600 kafka u gjendën dhe sipas autoriteteve kjo është një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme për vendin.

“Në çdo hap që hedhim, Templo Mayo vazhdon të na surprizojë. Pa dyshim që është një nga zbulimet arkeologjike më të rëndësishme për vendin tonë ndër vite”, shprehet Ministrja e Kulturës Alejandra Frausto./tvklan.al






Të ngjashme