Zbulohet një rast i fotografimit të votës në Tiranë, ndërhyn policia


Zbulohet një rast i fotografimit të votës në Tiranë, ndërhyn policia

11:37 25/06/2017

Komisionerët e Partisë Demokratike kanë fotografuar një rast të fotografimit të votës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në shkollën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.

Komisionerët e PD kanë lajmëruar forcat e policisë për të ndërhyrë në lidhje me këtë rast të zbuluar.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, fotografimi i votës dënohet nga 6 muaj deri në 3 vite.

/tvklan.al






Të ngjashme