Foto/ Zbulohet një tjetër magazinë kanabisi, autorët nuk dihen
Foto/ Zbulohet një tjetër magazinë kanabisi, autorët nuk dihen
Shpërndaje
17:16 25/10/2016Shkodër-Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Tirana kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, për të shkatërruar parcelat me kanabis.
Të ndihmuara dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, gjithsej 150 efektivë, kanë nisur kontrollet në njësinë administrative Pult.
Kontrollet u zhvilluan në vendin e quajtur "Fra i Madh" në Pult dhe si rezultat i veprimeve të kryera u arrit që të identifikohen 3 sera, në tokë pa pronar, të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.
Brenda tyre u gjetën 6555 bimë kanabis, në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. Për këtë rast, sipas policisë, autorët nuk dihen./tvklan.al