Zbulohet ora kur do të zhvillohet seanca parlamentare
Seanca plenare e planifikuar për ditën e martë do të mbahet në orën 10:00. Deputetët e Partisë Socialiste janë njoftuar për orarin në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, thonë burime për ABC News. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që orari për zhvllimin e Kuvendit të ndryshojë.
Ministrisë së Brendshme i është kërkuar gjithashtu që të garantojë ruajtjen fizike të deputetëve, pas incidenteve që ndodhën në seancën e kaluar parlamentare, kur disa ministra e deputetë nuk u lejuan nga protestuesit që të kalonin.
Të martën ka paralajmëruar për protestë edhe Partia Demokratike, e cila gjatë këtyre ditëve ka kërkuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi që të bëjë publike orarin e seancës. Sikurse ka deklaruar më herët edhe Lulzim Basha, opozita e bashkuar do të protestojë përpara Parlamentit sa herë që zhvillohet seancë plenare.
/tvklan.al