Zbulohet pamja e autobusit të Kombëtares
Zbulohen pamjet e para të autobusit që do të përdorë Kombëtarja shqiptare gjatë fazës finale të “Euro 2016”.
Në të shihet mbishkrimi: “O sa mirë me qenë shqiptar!” që u përzgjodh nga tifozët, në një sondazh në faqen online të UEFA-s.
Fotot janë publikuar nga lojtarët.
Një pjesë e lojtarëve po qëndron në Bergamo të Italisë, ndërsa të hënën skuadra niset për në Pero Zhirek të Francës, ku do të qëndrojnë gjatë europianit.
Tv Klan