Zbulohet shkaku i aksidentit të ndodhur të enjten në Tiranë
Zbardhen shkaqet e aksidentit të ndodhur një natë më parë, rreth orës 22:10 në autostradën Tiranë – Durrës.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se Klodian P, 28 – vjeçari nga Tirana, i cili drejtonte automjetin Fiat ka qenë në gjendje të dehur.
Për pasojë, ai ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përplasur me trafikndarësen.
Nga ky aksident mbeti i lënduar vetë 28 – vjeçari, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Në pamjet e siguruara nga tvklan.al dallohej se përplasja kishte qenë shumë e fortë, aq sa për nxjerrjen e të lënduarit nga mjeti është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse./tvklan.al