Zbulohet shtëpia e parë publike në Tiranë (13 Dhjetor 1998)


Zbulohet shtëpia e parë publike në Tiranë (13 Dhjetor 1998)

12:32 13/11/1998

Zbulohet shtëpia e parë publike në Tiranë. Kjo ndërtesë e shkatërruar ka shërbyer për të shfryrë epshet e burrave shqiptarë në kohën e pushtimit italian. Vetëm pak ditë më parë në kronikat tona ne trajtuam gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhen ndërtesat e para të këtij shekulli. Rastësisht me vonë mësojmë se pikërisht kjo ndërtesë të cilës i kanë mbetur vetëm muri i jashtëm, ka qënë shtëpia e parë publike në kryeqytet.

Ajo ndodhet pranë “Rrugës së Kavajës” në krah të ndërtesës ku ka qënë dhe Radio Stacioni. Gjithashtu nga një i moshuar i cili e kujtonte fare mirë atë periudhë, mësojmë se një nga vajzat që punonte në këtë shtëpi publike, sot 70-vjeçare dhe e braktisur nga të gjithë, shëtit në rrugët e Tiranës duke lypur.

Sot kjo ndërtesë është komplet e shkatërruar. Në rrënojat aty pranë sot jetojnë 5 familje që sigurisht nuk kanë aspak lidhje me historinë e saj të vjetër. Historia sot, ka zbuluar se në Tiranë në vitet ’30 paska ezkistuar një shtëpi publike./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme