Zbulohet skema e korrupsionit në universitet, 700 € për një provim
Në foto: Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi
Prokuroria e Shkodrës ka zhvilluar hetimin proaktiv, në bazë të të cilit është zbuluar roli i personave, si edhe janë krijuar dyshimet e arsyeshme se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të ndihmuar studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë. Prokuroria e Shkodrës ka arritur të zbulojë se zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm. Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master. Të arrestuar - Rokin Dabërdaku, pedagog, zv.Dekan i Fakultetit të Filologjisë - Simon Lufi, pedagog, Shef i Departamentit të Historisë Të dyshuar për “Ushtrim ndikimit të paligjshëm” - Vehbi Bala (në rolin e sekserit) - Ndoc Deda (në rolin e sekserit) Të dyshuar për “Korrupsion aktiv…” - Brunilda Allushi - Vehbi Allushi - Renato Trushi - Arsen Lekaj/ tvklan.al