Zbulohet variant i ri i Covid në Britani


Zbulohet variant i ri i Covid në Britani

13:25 20/12/2020

70% më shumë infektues se virusi tjetër

Një variant i ri koronavirusi ka nisur të qarkullojë këto ditë në Britaninë e Madhe. Ekspertët britanikë të shëndetit thonë se janë zbuluar disa raste infektimesh më këtë lloj të koronavirusit dhe kjo ka ngjallur shqetësimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po qëndron në kontakt me autoritetet britanike.

Pjesa më e madhe e rasteve janë konstatuar në rajonin e Anglisë. Në pjesën jug-lindore e rajonit përfshirë edhe kryeqytetin Londër janë ashpërsuar masat për frenimin e përhapjes së këtij virusi. Ekspertët thonë se masat janë ashpërsuar për t’i dhënë kohë shkencëtarëve për të kuptuar specifikat e këtij varianti.

Mediat britanike shkruajnë se nga çfarë është kuptuar deri më tani, nuk ka asnjë evidencë që ky variant i koronavirusit të jetë më vdekjeprurës se COVID-19, por është 70% më shumë ngjitës. Sipas ekspertëve mund të bëhet fjalë edhe për një lloj mutacioni të COVID-19ës, por deri më tani nuk ka të dhëna që vaksina e firmave Pfizer/BionTech të jetë e paefektshme ndaj tij.

Qeveria holandeze bllokoi të gjitha hyrjet nga Britania e Madhe për një periudhë të pacaktuar, deri në hedhjen dritë mbi misterin e këtij varianti të virusit.

Tv Klan






Të ngjashme