Zbulohet ylli me orbitë anormale


Zbulohet ylli me orbitë anormale

17:50 04/01/2019

Zbulohet një yll në fazën e krijimit, por me një veçanti. Ai ka një orbitë anormale, gjë që shkencëtarët e shpjegojnë me faktin se në sistemet e tjera ekstradiellore mund të ndodhen në plane dhe dimensione të ndryshme nga planeti mëmë.

Në origjinën e këtij fenomeni mund të jetë një përplasje me një trup tjetër qiellor apo edhe një ndryshim gravitacional si pasojë e kalimit të një ylli pranë.

Shkencëtarët si alternativë të fundit mendojnë se kjo gjë mund të jetë shkaktuar si pasojë e deformimit të diskut protoplanetar që ka paraprirë formimin e planetëve, por kjo nuk mund të provohet. Gjithsesi studimet vijojnë për të kuptuar misterin e këtij trupi kozmik.

Ylli i ri i zbuluar ndodhet 460 vjet dritë larg nesh, në renë e Demit. Ai mund të ketë një moshë relativisht të re që përllogaritet disa mijëra vjeçare dhe është quajtur L1527.

Klan Plus






Të ngjashme