Zbulon se i dashuri do martohej me një tjetër, 16-vjeçarja i kërcënon


 Zbulon se i dashuri do martohej me një tjetër, 16-vjeçarja i kërcënon

15:22 28/11/2017

Një adoleshente nga qyteti i Durrësit ka kërcënuar keq të dashurin e saj.

Siç, raporton gazetarja e “Aldo Morning Show”, 16-vjeçarja ka zbuluar se i dashuri i saj ishte i fejuar me një vajzë tjetër dhe kishte caktuar edhe datën e dasmës.

Gazetarja tha se, pasi ka marrë lajmin adoleshentja ka kërcënuar të dashurin dhe gruan e tij se do t’iu nxijë jetën për këtë që i kanë bërë.

“Një 16-vjeçare e cila i jepte gjithçka të dashurit të saj, madje e mbante edhe me para, është zhgënjyer prej tij. Shumë vonë adoleshentja ka kuptuar se ai kishte një tjetër, madje kishte caktuar edhe datën e dasmës. Pasi ka marë këtë lajm 16-vjeçarja i ka kërcënuar të dy duke i’u thënë se do t’iu nxijë jetën”,

tha gazetarja.

/tvklan.al






Të ngjashme