Zbulon se ishte shtatzënë 3 orë përpara se të lindte
Zbulon se ishte shtatzënë 3 orë përpara se të lindte
Shpërndaje
17:56 07/08/2016
Emma Prescott, nga Britania e madhe mbante me dorë mesin në agoni, për shkak të dhimbjeve që kishte. Ajo vuante prej disa muajsh edhe nga dhimbje të herë pas herëshme stomaku, ndërsa kishte caktuar një vizitë tek mjeku për të kontrolluar nëse kishte gurë në veshka.
Por 39 – vjeçarja nuk priti dot deri ditën që ishte caktuar takimin. Atë e kapën dhimbje të forta gjatë natës dhe fytyra iu mbulua nga djersa. Ajo shkoi me urgjencë në spital.
Pikërisht në këtë moment, Emma mori dhe lajmin më të pabesueshëm në botë, pasi mjeku i tha se ishte shtatzënë dhe se dhimbjet ishin ato të lindjes.
39 - vjeçarja solli në jetë një vajzë të shëndetshme, vetëm 3 orë më vonë.
Emma ishte përpjekur prej vitesh të kishte një fëmijë, por mjekët i kishin thënë se kishte pak shanse për të ngelur shtatzënë, ndaj dhe ajo ishte dorëzuar.
Por ja që mrekullitë ndodhin!/tvklan.al