Ze Maria: Në Kupë ndaj Vllaznisë për të fituar
Tirana do të luajë me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë disa muaj pas asaj finale mbijetesë që zbriti bardheblutë nga kategoria. Me një trajner të ri dhe një pjesë të futbollitëve të ndryshuar shikohet si një tjetër sfidë ajo e së mërkurës.
Ze Maria, trajner i Tiranës:“Unë kam folur me lojtarët që ajo që ndodhi sezonin e kaluar dhe duhet ta lemë pas edhe pse është ende e freskët. Ne do të kërkojmë fitoren edhe pse luajmë me një ekip të Superligës. Të shohim rezultatin që do të arrijmë, pasi vendoset pas 180 minutash”.
Te Vllaznia duan të shfrytëzojnë momentin e mirë që po kalojnë pas fitoreve në kampionat, për ta treguar edhe në Kupën e Shqipërisë. Olsi Gocaj, futbollist i Vllaznisë:“Ne shkojmë me objektiva të qarta për të kaluar në turin tjetër. Mendoj se rezultat pozitiv është barazimi me goli pse jo dhe fitore”.
Kupa e Shqipërisë do të luajë ndeshjet e para të fazës së 1/8 të mërkurën dhe të enjten. Në këto sfida bie në sy edhe takimi Kamza – Teuta. Tv Klan