Ze Maria: Nuk duhet të humbasim më
Humbja me Bylisin nuk është përjetuar mirë te Tirana. Trajneri i Tiranës Ze Maria kërkon që prej sfidës së radhës me Apoloninë të merret maksimumi, për të arritur objektivin final, rikthimin në Superligë.
Ze Maria : “
Na vjen keq, por duhet ta kemi si mësim. Ne nuk duhet ta përsërisim më. E kemi analizuar sëbashku. Duhet të marrim maksimumin çdo javë”.
Takimi me skuadrën fierake do të luhet të shtunën në orën 14:00 sërish në “Selman Stërmasi”. Ze Maria thotë se do të ketë ndryshime në formacion.
Ze Maria:
“Do të vendos pak para ndeshjes. Nuk i kam të gatshëm të gjithë lojtarët dhe do të bëj disa ndryshime të detyrauara apo zgjedhje teknike”.
Tirana nuk humbet një ndeshje me Apoloninë prej vitit 2009.
Tv Klan