Ze Maria: Tirana brenda objektivit


Ze Maria: Tirana brenda objektivit

23:41 02/03/2018

Kategoria e Parë mbyll këtë fundjavë fazën e dytë. Tirana që do të luajë me Shënkollin në shtëpi edhe pse kryeson në Grupin B diferenca me Bylisin e vendit të dytë është 2 pikë. Megjithatë trajneri Ze Maria mendon vetëm për ecurinë e ekipit të tij.

“Nuk duhet të bëjmë llogari dhe nuk i kemi bërë asnjëherë. Duhet të luajmë deri në fund sepse kampionati nuk është mbyllur. Jemi Tirana dhe kemi objektiva për të arritur, madje mendoj se jemi brenda objektivit”, tha Ze Maria.

Kategoria e Parë në fazën e tretë zhvillohet me sistem play off. 5 vendet e para luajnë për ngjitjen në Superligë, ndërsa 5 të fundit për mbijetesën. Në këtë fazë përgjysmohen pikët dhe luhen 8 takime për secilin ekip me sistem vajtje-ardhje.

Tv Klan






Të ngjashme