Ze Maria: Tirana po vazhdon të rritet
Ze Maria është prej 4 mujash nën drejtimin e Tiranës. Europa League përballë një kundërshtari të fortë ishte impakti i parë për të, por qëllimi kryesor është ngjitja në Superligë dhe Kupa e Shqipërisë. Në kampionat deri më tani ka marrë vetëm fitore dhe nuk ka pësuar ende gol.
“E ndjej që është ekipi im dhe lojtarët po përpiqen çdo ditë të kuptojnë idetë e mia për të arritur objektivat. Superkupën e fituam dhe tani duhet të mundohemi për Kupën dhe natyrisht te objektivi kryesor që të kthehemi në Superligë.”
Trajneri i bardhebluve ka ndërtuar një skuadër teknike më të mirë se ekipet e tjerë në Kategorinë e parë, po kjo nuk arrin të shprehet në fusha me terren të rënduar.
“Do të kemi vështirësi pasi jemi një ekip më teknik se të therët dhe do të na sjellin vështirësi fushat që janë jo në kishte të mira. Kategoria e Parë është një kampionat më fizik. Kur të vështirësohen kushtet atmosferike do të hasim vështirësi.”
Ndeshja e radhës e Tiranës do të jetë ndaj Shkumbinit në Peqin një skuadër që ka 2 fitore në 3 javët e para./Tv Klan