Zëdhënësi i KQZ Aldrin Dalipi flet për zgjedhjet e balotazheve – (14 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar sot, se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Sipas zëdhënësit të shtypit të KQZ, Aldrin Dalipi:
Aldrin Dalipi, Zëdhënësi i KQZ:- “Nesër më 15 Tetor 2000, më 27 bashki, 10 njësi bashkiake të Tiranës dhe në 129 komuna do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Po kështu më 15 Tetor, në bazë të vendimit nr. 40, datë 7.10.200 të KQZ-së, do të zhvillohet turi i parë i zgjedhjeve në komunën Ksamil, në komunën Velipojë, në komunën Ballagat të Lushnjes, në komunën Paskuqan, si dhe në komunat Pulë dhe Shalë të rrethit të Shkodrës”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka porositur gjithashtu të gjitha komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, që të kujdesen për ecurinë normale të votimeve në këto zona. Nesër nëse do të ketë mungesa në KQV, sipas KQZ, mbetet zbatimi i ligjit të kodit zgjedhor./tvklan.al