Zëdhënësi i qeverisë, Thoma Gëllçi koferencë për ndryshimet në qeveri – (11 Tetor 2000)


Zëdhënësi i qeverisë, Thoma Gëllçi koferencë për ndryshimet në qeveri – (11 Tetor 2000)

19:43 11/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Zëdhënësi i kryeministrit, Thoma Gëllçi, ka deklaruar sot se i vetmi ndryshim i pritshëm në përbërjen e qeverisë është zëvendësimi i Ministrit të Kulturës Rama, për të cilin ai nuk ka dhënë ndonjë emër të mundshëm. Përsa i përket ndryshimeve të tjera në kabinetin Meta, Gëllçi tha, se këto janë çështje që iu përkasin partive të koalicionit.

I pyetur nëse ka ndonjë përgjigje të qeverisë ndaj kushteve të vendosura nga PD, për pjesëmarrjen në balotazh, Gëllçi tha, se kjo nuk është çështje e qeverisë. Partia Demokratike, tha ai, në qoftë se kërkon ndryshimin e KQZ, le t’i drejtohet parlamentit. Zëdhënësi i kryeministrit është ndalur edhe tek problemet e furnizimit me energji elektrike.

Sipas Gëllçit, dimri i sivjet do të jetë më i mirë për shqiptarët, pasi qeveria ka dhënë mjaft fonde për KESH-in dhe konkretisht për përmirësimin e sistemit elektro-energjitik në vend./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme