Zenga: De Biasi do të drejtojë Italinë
Në Itali nuk rreshtin së përmeduri emrin e Gianni De Biasi si pauses të Antonio Conte. I fundit është Walter Zenga, ish-portier i përfaqësues së Italisë. Zenga dha mendimin e tij për Radio Sportiva.
“Nuk kam merita për të stërvitur përfaqësuesen e Italisë. Duhet të kesh një karrierë më intersante se e imja. Edhe unë e pyes vazhdimisht veten se kush do të jetë trajneri i përfaqësues. Unë mendoj se do të jetë Gianni De Biasi” – tha ish-portieri i Italisë.
Mbështetësit që De Biasi të drejtojë Italinë pas Europianit janë të shumtë, por vetë trajneri aktual i Shqipërisë ka thënë se është i përqendruar në punën që po bën me kuqezinjtë.
Gianni De Biasi ka deklaruar gjithmonë se nuk ka asgjë konkrete dhe se janë lajme të përhapura nga gazetarët italianë.
Endrit Sauku, Tv Klan