“Zënia e Diellit”
Fotot e fundit seksi të aktores dhe këngëtares 48-vjeçare Jennifer Lopez janë krahasuar me zënien e Diellit, eklipsit të plotë diellor që ndodhi dje mbi Amerikë.
Nëna e dy fëmijëve publikoi fotot për revistën “Paper”, gjatë intervistës për të cilën ajo promovoi koncertet e saj në Las Vegas, të cilin edhe e quajti “qytetin më seksi në botë”. Në foto bie në sy forma e jashtëzakonshme e këngëtares pavarësisht se tashmë është 48-vjeçare. Fakti që publikimi i fotove erdhi në ditën që në SHBA u shijua pas plot 99 vitesh një eklips i plotë i Diellit, bëri që komentuesit ta krahasojnë pamjen e këngëtares me spektaklin qiellor. /tvklan.al