Zëvendës drejtori i Policisë: Vrasja e Klodian Rashës po hetohet nga SHÇBA dhe prokuroria


Zëvendës drejtori i Policisë: Vrasja e Klodian Rashës po hetohet nga SHÇBA dhe prokuroria

22:31 08/12/2020

Zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka thënë se policia nuk ka marrë pjesë në hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Dervishaj tha se po hetohet nga prokuroria dhe SHÇBA dhe nuk mund të jepte asnjë detaj më shumë seç është dhënë nga komunikatat për mediat.

Albert Dervishaj zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit: Ditët e fundit kemi patur dy ngjarje të rëndë, duke llogaritur ngjarjen e ditës së shtunë në Lezhë dhe ngjarjen e sotme. U shpreh ngushëllimet e mira familjarëve të të ndjerëve. Nisur nga komunikata dhe që ka bërë SHÇBA të bazohemi tek ligji.

Që në momentin e parë Policia nuk ka qenë pjesë e hetimit për këtë ngjarje, në këtë kontekst u është kërkuar prokurorisë dhe SHÇBA-së që të hetonin. Nuk ka asnjë informacion shtesë përveç deklaratës.

Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit në Laprakë, pasi ishte ndjekur disa dhjetëra metra nga Policia. Ai u qëllua nga një efektiv i Shqiponjave./tvklan.al






Të ngjashme